Manchester United ka bërë një hap mbrapa për kualifikim në rrethin e 16-të, më të mirëve në Champions League.
Djajt e kuq nuk arritën të fitojnë ndaj Galatasarayt duke barazuar 3-3, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1, për United.
Golat u realizuan nga Garnacho në minutën e 11-të dhe Bruno Fernandez shtatë minuta më vonë, teksa golin e parë për turqit e realizoi Ziyech në minutën e 29-të.
Në pjesën e dytë Unitedit shënoi edhe golin e tretë përmes McTominay në minutën e 55-të.
Por Galatasaray reagoi shpejtë dhe Ziyech sërish shënoi gol për 3-2, në minutën e 62-të.
Ndërsa për barazim u përkujdes Akturkoglu nëntë minuta më vonë.
Me këtë barazim turqit janë në pozitën e dytë me pesë pikë pas pesë ndeshjeve teksa United të fundit me katër pikë./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...