Manchester City ka një objektiv të qartë për të ndërtuar një sulm ëndrrash: Të nënshkruajë me Vinicius Junior në afatin kalimtar të verës 2026.
Sipas Fichajes, ‘Qytetarët’ po planifikojnë t’i paraqesin një ofertë prej 150 milionë eurosh Real Madridit, duke përfituar nga situata e ndërlikuar që rrethon brazilianin dhe rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në verën e vitit 2027.
Për ekipin e Pep Guardiolës, nënshkrimi i ish-lojtarit të Flamengos do të thoshte kompletimi i një sulmi ëndrrash përkrah Erling Haaland, me të cilin shpresojnë të bëhen përsëri ekipi më i mirë në botë.
E ardhmja e Vinicius Jr po ngre dyshime te Real Madridi. Edhe pse kontrata e tij mbetet e vlefshme, bisedimet për një rinovim nuk po përparojnë siç pritet. Njerëzit përreth lojtarit po kërkojnë përmirësime në pagë dhe performancë, ndërsa bordi, i udhëhequr nga Florentino Perez, mbetet i vendosur në politikën e tij për të mos iu nënshtruar presionit të jashtëm.
Braziliani, një figurë kyçe në titujt e fundit, mendon se performanca e tij duhet të reflektohet në një kontratë në përputhje me ndikimin e tij. Megjithatë, klubi nuk ka përjashtuar skenarë të komplikuar, përfshirë rrezikun e largimit të tij falas në vitin 2027.
Interesi i Manchester Cityt nuk është rastësi. Guardiola beson se Vinicius do të ishte një zgjedhje ideale për sistemin e tij, falë shpejtësisë, driblimit dhe aftësisë së tij për të krijuar situata një-me-një.
Sipas burimeve pranë klubit, klubi nga Etihad janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një projekt sportiv fitues dhe një pagë multi-milionëshe.
Strategjia e klubit anglez është të mos bëjë investime të mëdha në sulm deri në verën e vitit 2026, duke rezervuar fuqinë e tyre financiare për të bërë gjithçka për brazilianin.
Te Real Madridi, e dinë që koha po mbaron. Bordi është i vetëdijshëm se raste si ato të Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldos kanë treguar se askush nuk është mbi institucionin. Edhe pse duan që Vinícius Jr. të jetë një nga shtyllat e “epokës së Xabi Alonsos”, nuk do të bëjnë asnjë përpjekje që rrezikon stabilitetin financiar.
Presidenti Perez mban qëndrimin e tij të prerë: një rinovim është i mundur, por brenda kornizës së klubit. Nëse nuk ka marrëveshje, mundësia e një transferimi nuk përjashtohet. /Telegrafi/
Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me ...
Kurti u prit sot në Gjilan nga anëtari i lartë i PDK-së
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...