Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thuhet se është duke menduar nënshkrimin me një qendërmbrojtës të ri gjatë afatit kalimtar në janar.
Edhe pse spanjolli së fundmi ka lënë të kuptohet se kampioni i Premierë Ligë nuk mund të përballojë zëvendësimin e Vincent Kompanys para fillimit të sezonit të ri, qëndrimi i klubit mund të ndryshoj si rezultat i lëndimit në gju të Aymeric Laportes, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Francës pritet të mungojë për disa muaj pas një operimi të kryer në fillim të javës duke lënë Guardiolan me vetëm lojtarët si John Stones dhe Nicolas Otamendi të njohur si qendërmbrojtës.
Bazuar në The Mirror, City tani mund të filloj garën për një fytyrë të re për shkak se dëshirojnë të krijojnë mundësi për të siguruar tripletën – ashtu siç bënë vitin e kaluar.
Siç qëndrojnë gjërat, Guardiola do të shfrytëzoj mbrojtësin e krahut të djathtë Keylor Walker ose mesfushorin defanziv Fernandinhon në vend të Laportes.
Gjiganti në veriperëndim mund të ftoj lojtarët si Eric Garcia dhe Taylor Harwood-Bellis, të cilët kanë marrë pjesë në turneun parasezonal të Azisë./arbresh.info/
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...