Manchester City është i gatshëm ta shesë mbrojtësin, Joao Cancelo në fund të sezonit.
Portugezi iu bashkua kampionit të Premierë Ligës në verën e kaluar nga Juventus, mirëpo ka dështuar të gjejë formën më të mirë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sun, “Qytetarët” janë të gatshëm ta lejojnë Cancelon të largohet për 50 milionë, vlera e të cilit është në Transfermarkt.
Bayern Munich dhe klubi i tij i vjetër, Inter Milan janë dy klubet që kanë shfaqur me së shumti interesim.

25-vjeçari ka qenë titullar vetëm në 14 ndeshje për kampionin e Anglisë këtë sezon dhe është mjaftë e vështirë për të qenë në formacionin e parë për shkak të prezencës së Kyle Walker që ka më shumë përvojë.
Portugezi ka shënuar vetëm një gol dhe ka kontribuar me një asistim në 22 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...