Manaj: Një nga ditët më të bukura të jetës sime
Shqipëria fitoi sot me rezultat 1-0 në Leskovc të Serbisë.
Kjo ishte një fitore e madhe dhe historike për kombëtaren shqiptare duke ditur historinë mes shteteve si dhe rëndësinë e lojës për pozitën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Pas takimit protagonisti kryesor, Rey Manaj, foli për SuperSport, ku theksoi se është dita më e lumtur e jetës së tij.
“Kjo është një nga netët më të bukura të jetës sime. Pas ndeshjes së parë në Shqipëri ka marrë shumë komente. Disa komente ndonëse nuk I meritoja, sot gjithë Kosova e gjithë Shqipëria janë krenar me çunat. Tani duhet të vazhdojmë të bëjmë një ëndërr realitet për gjithë shqiptarët në botë”, tha ai.
“Para 11 viteve kemi luajtur me Serbinë, sonte i rrahëm në shtëpinë e tyre. Duhet të kënaqemi dhe të festojmë të gjithë”.
Shqipëria është e dyta me 11 pikë katër më shumë se Serbia e treta./Arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...