Rei Manaj ka lënë ditën e sotme spitalin e Granadës, ku u shtrua pas goditjes së fortë që mori në fytyrë ditën e djeshme, në ndeshjen që Albacete luante në transfertë ndaj Granadas.
Vetë sulmuesi, nëpërmjet klubit në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen, dhe tregon se do të rikthehet shumë shpejt në fushë.
Shqiptari shihet ende me disa shenja në fytyrë, edhe pak i ënjtur, por kontrollet e mëtejshme do të përcaktojnë nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje të tjera.
“Shumë faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen. Dua të them se do të shihemi shumë shpejt në fushë”, u shpreh Rei Manaj. /albeu.com/
Tentim-rrëmbimi në qendër të Parisit trondit kalimtarët, u p...
Arrestohet një person në Pejë për vrasje të rëndë e mbetur n...
Kurti i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për takim m...
Tragjedia me rreth 300 të vdekur/ OKB: Rusia fajtore për rrë...
Yamal: Ndoshta ekipet e tjera kanë frikë nga Real Madridi, p...
Costa nesër në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin e Kurtin