Rey Manaj është rikthyer në stërvitje tek Sivasspori.
Sulmuesi shqiptar realizoi 18 gola sezonin e kaluar me këtë skuadër duke qenë golashënuesi i tretë, pas Icardit dhe Dzekos, shkruan Arbresh.info.
Ai u përfol për një transferim të mundshëm drejt Serie A, deri tani duket se asgjë nuk është arritur dhe për momentin lojtari do të bashkohet me Sivassporin.
Sulmuesi njoftoi në rrjetet sociale se do të zbarkonte mbrëmjen e së dielës në aeroportin e Sivasit. Tifozët ishin kujdesur për t’i bërë një pritje speciale, për të nderuar si duhej “yllin” e skuadrës.
Shumë tifozë brohoritën emrin e Manajt, duke dhuruar spektakël me flakadanë. Për t’i dhuruar mirëseardhjen sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë.
Kujtojmë se 26-vjeçari shënoi 18 gola në kampionat dhe 4 në Kupën e Turqisë.
Sivasspor’un forveti Rey Manaj, kendisini karşılamaya gelen taraftarlara bozkurt işareti yaptı. pic.twitter.com/XKjNDqfgSK
— OZT SPOR (@Oztspor0) July 22, 2024
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...