Manchester United e ka shënuar fitoren e gjashtë kampionale sonte.
“Djajtë e Kuq” triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Tottenhamit, në derbin e javës së 12-të në Premierligë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me vendasit që patën rastet më të mira shënimi.
Me të nisur pjesa e dytë, Fred shënoi për 1:0 në minutën e 47-të të ndeshjes.
Për 2:0 u përkujdes Bruno Fernandes që shënoi një gol të bukur në minutën e 69-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Manchester United tani shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e pestë, vetëm një pikë larg Chelseat që mban pozitën e katërt.
Në anën tjetër, Tottenham mbetet në vendin e tretë me 23 pikë të grumbulluara, katër më pak se lideri Arsenali që e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...