Manchester United janë të bindur se do të jenë në gjendje të kompletojnë transferimin e Jodan Sancho nga Borussia Dortmund.
Është Sky Sport që raporton se ‘Djajtë e Kuq’ shpresojnë të realizojnë këtë transferim.
Reprezentuesi anglez është një prioritet i Manchester United, me Liverpool që ka ftohur interesimin.
I vetmi problem i paraqitur deri më tani, është çmimi i lartë që Borussia Dortmund i ka vendosur lojtarit, ku po kërkon 100 milionë euro.
Jadon Sancho në të kaluarën ka qenë pjesë e futbollit anglez, ku në vitin 2017 për 8 milionë euro nga Manchester City është transferuar te Dortmund.
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...