Manchester United është mposhtur në formë befasuese nga Crystal Palace pasditen e sotme (e shtunë).
“Djajtë e Kuq” pësuan një disfatë me rezultat 1 me 2 në “Old Trafford” në takimin në kuadër të xhiros së tretë në Premierë Ligë kundër skuadrës së Roy Hodgson, shkruan portali arbresh.info.
Jordan Ayew realizoi golin epërsisë në minutën e 32′ të ndeshjes.
Nikoqirët kishin rastin më të mirë për të barazuar shifrat nga pika e bardhë në minutën e 70′, por Marcus Rashford dështoi nga pika e bardhë duke goditur vetëm shtyllën.
Pavarësisht dominimit të plotë në këtë ndeshje, skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit gjeti rrjetën e mysafirëve në sekondat e fundit të kohës së rregullt duke shënuar me anë të talentit Daniel James (89′).
Sidoqoftë, Patric Van Aanholt befasoi sërish gjigantin anglez duke shënuar për 1 me 2 (93′) për t’i siguruar tri pikë skuadrës së tij.
Manchester United me katër pikë gjendet tani në pozitën e pestë, ndërsa Crystal Palace gjendet në pozitën e dhjetë me katër pikë po ashtu./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...