Klubi anglez, Manchester United thuhet se ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e mesfushorit të Brighton, Alexis Mac Allister.
Superylli i Argjentinës, i cili fitoi Kupën e Botës në “Katar 2022”, kërkohet nga një mori skuadrash kryesore evropiane, në veçanti ato angleze.
Mac Allister ka qenë i lidhur me Liverpoolin e Jurgen Klopp në javët e fundit, ndërsa pëlqehet edhe nga Chelsea, Manchester City, Juventus dhe Atletico Madrid.
Klopp e do në skuadër, Liverpooli në kontakt me babanë e Mac Allister
Megjithatë, sipas The Mail, Unitedi ka nisur tashmë bisedimet me përfaqësuesit e yllit argjentinas.
Unitedi e sheh Mac Allister si dikë që mund të shtojë mbajtjen e zotërimit të topit dhe kreativitetin në mesfushën e tyre.
Man Utd planifikon ofertën prej 170 milionë eurosh për dyshen e Brightonit
Moises Caicedo, një tjetër yll i Brighton, është gjithashtu një objektiv i United këtë verë.
Djajtë e Kuq mund të duhet të presin derisa të përfundojë shitblerja e klubit para se të mësojnë për buxhetin e tyre të transferimeve. /Telegrafi/
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...