Manchester Unitedi dhe Norwich City kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të Norwichit në takimin që pritet të zhvillohet në Old Trafford nga ora 16:00.
Ekipi i Ralf Rangnick është në një formë jo të mirë, por synon fitore për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e katërt.
Në anën tjetër, mysafirët kanë pak gjasa për të shpëtuar këtë sezon, por me një fitore të befasishme, mund të rritet besimi kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje.
Gameday ready ⏳?#MUFC | #MUNNOR
— Manchester United (@ManUtd) April 16, 2022
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.Te mysafirët nga minuta e parë luan ylli i Kosovës, Milot Rashica.
Man Utd: De Gea; Dalot, Lindelof, Maguire, Telles; Pogba, Bruno Fernandes, Lingard; Sancho, Ronaldo, Elanga;
Norwich City: Krul; Byram, Hanley, Gibson, Giannolis; Normann, McLean; Dowell, Lees-Melou, Rashica; Pukki;
/Telegrafi/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...