Manchester United po planifikon të përforcohet me të madhe në afatin kalimtar të janarit. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i ofrojnë 100 milionë funte për talentin anglez, i cili po luan me sukses për Borussia Dortmundin
Manchester United e ka ndërmend të përforcohet me të madhe në afatin kalimtar të janarit, duke e pasur parasysh se e ka nisur sezonin e ri në mënyrë mjaft të zbehtë.
“Djajtë e Kuq” kanë nevojë mbi të gjitha për futbollistë ofanzivë pasi kanë mbetur të mangët pas largimit të Romelu Lukakut e Alexis Sanchezit.
anë mbetur të mangët pas largimit të Romelu Lukakut e Alexis Sanchezit.
Dhe, mediumi britanik “Daily Mirror” shkruan se gjiganti anglez ia ka vënë syrin talentit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, klubi nga “Old Traffodri” i ka bërë gati 100 milionë funte, respektivisht 115 milionë euro për përfaqësuesin anglez.
Sancho ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 6 asistime në vetëm 8 ndeshje të Bundesligës këtë sezon.
19 vjeçari kishte impresionuar me paraqitjet e tij edhe sezonin e kaluar me Borussia Dortmundin. /Gazeta Express/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova