Manchester United dhe Arsenal janë të interesuar të nënshkruajnë me yllin e AC Milan, Hakan Calhanoglu, në afatin kalimtar të verës.
Sipas “Tuttosport”, Gunners dhe United janë të interesuar të nënshkruajnë me fantazistin turk, pasi ky i fundit ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Milanin, transmeton lajmi.net.
Reprezentuesi i Turqisë shihet si zëvendësuesi i Martin Odegaard në Arsenal, ndërsa edhe Utd është i interesuar ta ketë në skuadër mesfushorin turk.
Interesim për Calhanoglun ka shprehur edhe skuadra e Juventusit, dhe mbetet të shihet e ardhmja e tij.
27- vjeçari, këtë edicion ka zhvilluar 43 paraqitje me fanellën e Milanit në të gjitha garat, duke realizuar nëntë gola dhe 13 asistime.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...