Manchester United thuhet se ka dështuar me ofertën gjatë merkatos verore për nënshkrimin me mbrojtësin Leonardo Bonucci, i cili përfundoi duke iu ribashkuar Juventusit.
Bazuar në një raport nga ‘The Sun’, Leonardo Bonucci ishte në “krye të listës së shënjestrave nga trajneri Jose Mourinho”, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Manchester United e ka konsideruar mbrojtësin si një lojtar “jo të vlefshëm për aq të holla”, duke marrë parasysh moshën e tij si një 31 vjeçar.
Sidoqoftë, gazeta e lartpërmendur shton se Mourinho e konsideronte ish yllin e Milanit si një “lojtar shumë të përshtatshëm” në linjën prapa të “Djajve të Kuq”.
Gjiganti anglez është përfolur gjithashtu për transferimin e yjeve të tjerë si Harry Maguire, Diego Godin dhe Jerome Boateng, por dështoi për të nënshkruar me një mbrojtës të ri qendror gjatë verës.
Ndërkohë, Bonucci iu ribashkua Juventusit si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Mattia Caldaran që kushtoi 35 milionë euro./arbresh.info/
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...