Manchester United raportohet se ka dërguar një ofertë për transferimin e dyshes së Bayern Munichut, Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui.
Erik ten Hag ka bërë disa përforcime në fazën defanzive në ‘Old Trafford’ gjatë këtij afati kalimtar veror.
‘Djajtë e Kuq’ tashmë kanë shpenzuar 52 milionë euro për nënshkrimin e adoleshentit Leny Yoro, i cili fatkeqësisht ditë më parë pësoi një lëndim dhe tani do të mbetet jashtë fushave për tre muaj.
Unitedi tashmë është futur sërish në tregun e transferimeve, pasi The Athletic ka raportuar se ata kanë ‘shënjestruar’ dy lojtarë të gjigantit bavarez.
Një ofertë hapëse për reprezentuesin holandez De Ligt dhe atë maroken Mazraoui tashmë është dërguar.
Bayerni i ka bërë me dije gjigantit anglez se duhet të paguajnë shumë para nëse duan të kompletojnë dy marrëveshjet. De Ligt dhe Mazraoui janë informuar se nuk janë pjesë e planeve afatgjatë të trajnerit Vincent Kompany.
Që të dy lojtarët besohet se kanë arritur marrëveshje sa i përket kushteve personale me Unitedin, pasi kontrata pesë vjeçare po i presin ata në Angli.
E tëra çfarë ka mbetur është që drejtuesit e Unitedit të gjejnë një kompromis me ata të Bayernit para mbylljes së afatit kalimtar veror./Telegrafi/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...