Manchester United i është rikthyer fitoreve në Premierë Ligë duke mposhtur Newcastle United mbrëmjen e së shtunës.
“Djajtë e Kuq” kanë triumfuar në Old Trafford me rezultat 4 me 1 ndaj Newcastle United në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 12-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi Ashley Young është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. 32-vjeçari është vlerësuar me notën 8.7.
Paul Pogba me notën 8.5, Anthony Martial me notë 8.2 dhe Romelu Lukaku me notë 7.9 janë lojtarët tjerë të skuadrës së Jose Mourinhos që janë vlerësuar lartë.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i Newcastles, Ciaran Clark (5.9)./arbresh.info/

“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...
Sot varroset malishevasi që dyshohet se bëri dje vetvrasje
Për shkak të nevojës organizative, shtyhet për në orën 14:00...