Rekordi i superyllit të Barcelonës, Lionel Messit, kundër skuadrave nga Premierë Liga është rishfaqur pasditen e sotme (e enjte) pas shortit për ndeshjet çerekfinale që vendoi “Blaugranët” kundër Manchester United.
Manchester United vs Barcelona
Shorti i ndeshjeve çerekfinale në kompeticionin më të madh të Evropës është tërhequr në ora 12:00.
Tetë klubet e përfshira ishin Manchester United, Manchester City, Liverpool, Tottenham, Juventus, Barcelona, Ajax dhe Porto, transmeton portali arbresh.info.
Ajaxi do të luaj kundër Juventusit të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, Liverpooli ndaj Portos dhe Manchester City ndaj rivalit anglez Tottenhamit.
Dhe ndeshja e fundit ka vendosur Manchester United kundër kampionit spanjoll – Barcelonës.
Statistika e jashtëzakonshme nga Messi
Meqenëse “Djajtë e Kuq” do të përballen sërish me “Blaugranët”, një statistikë shfaq se sa impresiv ka qenë Lionel Messi kundër skuadrave nga Premierë Ligë.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar më së shumti golave kundër kundërshtarëve anglez se çdo lojtarë tjetër në histori të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
22 – Lionel Messi has scored 22 Champions League goals against English clubs; more than any other player in the competition. Devilish. pic.twitter.com/DnfOQ5fga9
— OptaJoe (@OptaJoe) March 15, 2019
Një tjetër gjë edhe më shqetësuese për tifozët e Manchester United është fakti se Messi ka shkëlqyer në ndeshjet më të mëdha ndaj “Djajve të Kuq” në të kaluarën për shkak se 31-vjeçari ka shënuar në finale të Ligës së Kampionëve ndaj United në vitin 2009 dhe 2011./arbresh.info/
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin