Manchester United ka rikthyer interesimin e tyre për mbrojtësin e Villarreal, Pau Torres, sipas MEN.
25-vjeçari ishte i lidhur me një lëvizje në Old Trafford verën e kaluar, por Djajtë e Kuq përfunduan duke transferuar Raphaël Varane nga Real Madrid.
United e ka rikthyer Torresin në krye të listës së tyre për mbrojtjen, por do të duhet të përputhen me klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë euro në mënyrë që të finalizohet një marrëveshje.
Mbrojtësi spanjoll është një nga akterët kyç të skuadrës së Villarrealit, e cila ka arritur të prek gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur kundërshtar si Juventus e Bayern Munchen.
Në gjysmëfinale të Champions League tani do të përballen kundër Liverpoolit më 27 prill në ndeshjen e parë, kurse ajo kthyese do të zhvillohet më 3 maj./Arbresh.info
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...