Manchester United raportohet t’i ketë vendosur një çmim prej 85 milionë euro sulmuesit Romelu Lukaku pas bisedimeve me Interin.
Bazuar në raportet nga Sky Sports dhe Sportitalia, zyrtarët e Interit janë takuar me homologun e tyre te United në Angli të enjten, transmeton portali arbresh.info.
Aty është zyrtarizuar interesimi i tyre në Lukakun, ndërkohë që tarifa dhe struktura e tij e transferimit është diskutuar gjithashtu.
Megjithatë, mediat e lartpërmendura pretendojnë se “Djajtë e Kuq” janë të hapur ndaj negociatave për 85 milionë euro ndërkohë sipas komenteve të trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri klubi nuk dëshiron të shes.
Sidoqoftë, gjatë ditëve të ardhshme priten ndryshime madje edhe nëse gjiganti anglez nuk duket se ka ndërmend për të ndryshuar qëndrim.
Interi është zvarritur në bisedime edhe në marrëveshjen me Edin Dzekon e Romas dhe ende nuk ka gjetur një blerës për Mauro Icardin./arbresh.info/
Çmimet e larta të naftës, të premtën mbahet seancë parlament...
Mediumi britanik shkruan për humbjen e Kosovës: Pavarësisht ...
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...