Manchester United është në bisedime për të kompletuar transferimin e parë në epokën e Ruben Amorim, sipas gazetarit David Ornstein.
United ende nuk e ka kompletuar një blerje të përhershme gjatë janarit përkundër faktit që po vazhdojnë me rezultate të këqija në fushë.
Ekipi i Ruben Amorim humbi me rezultat 3-1 ndaj Brightonit në ‘Old Trafford’ të dielën, me teknikun portugez që tha se ekipi i tij është ndoshta ekipi më i dobët në histori të Manchester United.
Tani, David Ornstein ka raportuar se ‘Djajtë e Kuq’ kanë identifikuar një blerje të re dhe padyshim që kjo do t’i gëzojë tifozët e Unitedit.
Ai ka raportuar se kampioni në fuqi i FA Cup ka hapur bisedimet me klubin italian Lecce, për transferimin e mbrojtësit të majtë Patrick Dorgu.
20-vjeçari konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në botë në pozitën e tij dhe kjo ka bërë që një numër ekipesh të vihen pas tij.
Ornstein ka bërë me dije se dialogu mes dy klubeve ka avancuar dhe Amorim është i etur të rekrutojë lojtarë që mund t’i përshtaten më mirë sistemit të tij taktik.
Dorgu ka dëshmuar aftësinë e tij për të luajtur në pozita të ndryshme në fushë këtë sezon, duke shënuar tre gola në 20 paraqitje në Serie A./Telegrafi/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C