Portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez është në listën e blerjeve të mundshme të portierëve të Manchester United.
Gardiani argjentinas, ka gjenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Premier Legue mes posteve që nga bashkimi me Aston Villan nga Arsenali në shtator të vitit 2020.
United, pasi e kishte parë nga afër disa herë, tani e konsideron atë një kandidat shumë të përshtatshëm për të qenë numri një në ‘Old Trafford’, raporton “Daily Star”.
David de Gea aktualisht zë atë pozicion pasi fitoi betejën e tij me ndërkombëtarin anglez, Dean Henderson – falë një rikthimi në nivelin e tij të klasit botëror të disa viteve më parë.
31-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2023 dhe vetëm nëse largohet nga rrënjët para kësaj dhe me blerjen për Emiliano Martinez që pritet t’i kushtojë rreth 50 milionë euro.
Por Henderson është i dëshpëruar që të largohet gna klubi për të siguruar ndeshje të rregullta me ekipin e parë dhe për të detyruar t’i kthehet llogarisë së Anglisë përpara finaleve të Kupës së Botës vitin e ardhshëm.
Përveç Martinez, të cilit i kanë mbetur edhe dy vjet e gjysëm në marrëveshjen e tij me Villan, United është i interesuar edhe për portierin e Leeds United, Illian Meslier./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit