Manchester United raportohet të ketë identifikuar talentin Martin Odegaard si një lojtar të tyre të ardhshëm.
Pas shkëlqimit në fazat e hershme gjatë kohës si një huazuar te Real Sociadadi nga Real Madridi, 20-vjeçari është përfolur për rikthim në Bernabeu teksa është kthyer në shënjestër te një numër i madh klubesh në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Manchester City, Arsenali dhe Wolverhampton Wanderers janë pjesë e skuadrave angleze që thuhet se kanë shfaqur interesim në reprezentuesin norvegjez.
Megjithatë, bazuar në The Sun, United është gjithashtu duke kërkuar të sjellë mesfushorin kreativ në Old Trafford pasi bashkëkombësi i tij Ole Gunnar Solskjaeri dëshiron të shtojë më shumë lojtarë të rinj në skuadrën e parë.
Siç qëndrojnë gjërat, Zinedine Zidane thuhet se planifikon shfrytëzimin e Odegaard në skuadrën e tij të ‘Los Blancos’ sezonin e ardhshëm, megjithëse kjo mund të ndryshojë nëse Real Madridi zgjedh për të marrë të holla për të rritur fondet për shënjestra të tjera./arbresh.info/
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...