Pas disfatës së parë sezonale javën e kaluar, Manchester United ka humbur pikë edhe në takimin pasditen e sotme (e shtunë) ndaj Southamptonit.
“Djajtë e Kuq” kanë ndarë pikët me skuadrën nikoqire në St.Mary’s duke barazuar 1 me 1 në këtë ndeshje të zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Talenti 15 milionësh Daniel James vazhdoi me formën e mirë duke shënuar një supergol pas vetëm dhjetë minutave lojë për të dërguar djelmoshat nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solskjaerit në avantazh.
Brenda vetëm katër paraqitje, James ka realizuar tani këtë edicion tri gola dhe të tria.

Por, mysafirët pësuan gol në pjesën e dytë të ndeshjes kur Jannik Vestergaard dërgoi topin në rrjetë me kokë pas asistimit nga Kevin Danso.
Manchester United tani qëndron në pozitën e katërt në tabelë me pesë pikë, ndërsa Southamtoni në pozitën e 13 me një pikë më pak./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...