
Screenshot
Manchester Unitedi ka marrë një fitore të madhe në “Anfield”, ku ka fituar për herë të parë pas nëntë vitesh.
“Djajtë e Kuq” fituan 2-1 ndaj Liverpoolit.
Unitedi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e dytë, me anë të Bryan Mbeumos, i cili u asistua nga Amad Diallo.
Në pjesën e parë, Unitedi pati edhe një rast të mirë përmes Mason Mount, por që nuk u konkretizua.
Liverpooli në anën tjetër i goditi dy shtylla me Cody Gakpon, teksa pjesa e parë u mbyll me këto shifra.
Gakpo ishte ai që shënoi golin e barazimit, pasi Liverpooli tërë pjesën e dytë ushtronte presion ndaj Unitedit.
Gakpo shënoi në minutën e 78-të, pas asistimit të zëvendësuesit Federico Chiesas.
Mirëpo, vetëm gjashtë minuta më vonë, Unitedi e riktheu epërsinë.
Ishte Harry Maguire që shënoi me kokë, pasi Bruno Fernandes dërgoi një top të rrezikshëm në zonën e Liverpoolit.
Me këtë fitore, Unitedi ngjitet në pozitën e nëntë me 13 pikë nga tetë ndeshje.
Në anën tjetër, Liverpooli mbetet në pozitën e tretë me 15-të pikë të tubuara.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C