Manchester United ka arritur të mposhtë skuadrën e Sëansea, në Old Trafford me rezultat të pastër, 2 me 0.
Trajneri Jose Mourinho, startoi me një formacion të fortë ndaj skuadrës mysafire, e cila është duke ‘luftuar’ për mbijetesë.
United kaloi në epërsi në minutën e katërt, pas golit të realizuar nga Romelu Lukaku, i cili u asistua nga Alexis Sanchez.
Ky gol i belgut ishte i 100 në futbollin anglez.
Djajtë e kuq vazhduan me dominim total ndaj Sëansea, duke shënuar edhe golin e dytë.
Golin e shënoi mesfushori kilian, Alexis Sanchez, në minutën e 20-të për rezultatin 2 me 0.
Sanchez u asistua nga Jesse Lingard.
Me këtë fitore, United vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 68-të pikë , ndërsa Sëansea në të 15-të me 31 pikë. /arbresh.info/
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin