Manchester City dhe Tottenham Hotspuri kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen tjetër pasditen e sotme (e shtunë).
Dy gjigantët anglez do të takohen në Etihad për ndeshjen në kuadër të xhiros së 35-të në Premierë Ligë, takim shumë i rëndësishëm drejtë garës për titull, shkruan portali arbresh.info.
Pas eliminimit tronditës që pësuan në Ligë të Kampionëve, skuadra e Pep Guardiolas synon t’i hakmerret rivalit të tyre në kampionatin anglez.
Kampioni në fuqi synon të marrë tri pikë të plota për të vazhduar rrugën drejtë ri-mbrojtjes së titullit, ndërsa Tottenhami dëshiron të vazhdojë rrugën drejtë top katërshes.
Takimi mes dy gjigantëve zhvillohet duke filluar nga ora 13:30./arbresh.info/
Man City XI: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Zinchenko, Gundogan, De Bruyne, Foden, Bernardo, Sterling, Aguero.
Tottenham XI: Gazzaniga, Foyth, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Davies, Dier, Eriksen, Dele, Lucas, Son.
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...