Manchester City thuhet se po përgatit një ofertë shumë të lartë për të bindur Barcelonën që të lirojë sulmuesin e tyre brazilian, Raphinha.
Pep Guardiola është i interesuar për të bërë ndryshime të rëndësishme në skuadrën e tij për sezonin e ri dhe tashmë ka etiketuar disa objektiva.
Sipas mediumit Todofichajes, Manchester City është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit anësor të Barcelonës, Raphinha.
Qytetarët thuhet se janë të përgatitur të ofrojnë plotë 100 milionë euro për yllin brazilian.
Raporti sugjeron se Arsenali dhe Chelsea po monitorojnë gjithashtu 28-vjeçarin, por një ofertë kaq e rëndësishme nga City mund të pengojë klubet e tjera.
Ndryshe, Raphinha ka qenë në formë mbresëlënëse këtë sezon, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 11 asistime në 30 ndeshje për Barcelonën. /Telegrafi/
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...