Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200 milionë lira turke.
Përmes një postimi në facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se këto mjete janë të destinuara për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL ( dyqind milionë lira turke) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar ai.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...