Manchester City do të tentojë të pamundurën për ta transferuar në verë mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.
Skriniar ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Interit në sezonet e fundit dhe loja e tij nuk ka mbetur pa u vënë re nga klubet elitare evropiane.
Barcelona, Real Madridi dhe Manchester Unitedi janë klubet e interesuara për shërbimet e lojtarit, por Skriniar pëlqehet shumë edhe nga City.
Mbrojtësi sllovak ka qenë dëshirë e madhe në listën e blerjeve të Cityt dhe thuhet se më parë kishte bërë një ofertë prej 65 milionë eurosh për të.

Sipas mediumit italian Calciomercato, City është duke përgatitur një ofertë verore për qendërmbrojtësin e Interit.
Edhe pse Interi do të preferonte të mbante 25-vjeçarin, ata thuhet se e vlerësojnë atë në rreth 85 milionë euro. /Telegrafi/
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...