Manchester City ka marrë vendin e parë në Premier League, të paktën përkohësisht, pas fitores bindëse 3-0 ndaj West Ham në javën e 17-të të kampionatit.
Dueli i zhvilluar në Etihad Stadium u karakterizua nga dy golat e Erling Haaland, që udhëhoqi skuadrën e Pep Guardiolës drejt triumfit të gjashtë radhazi në kampionat, duke arritur në 37 pikë në renditje.
Ndërkohë, Arsenal ka mundësinë të rikthehet në krye të tabelës kur të luajë sonte përballë Evertonit.
Rezultatet e tjera të javës së 17-të në Premier League:
Newcastle 2-2 Chelsea
Sunderland 0-0 Brighton
Bournemouth 1-1 Burnley
Brentford 2-0 Wolverhampton Wanderers
Me këto rezultate, lufta për vendet e para në Premier League mbetet e ngushtë, ndërsa City duket se ka nisur një seri pozitive që mund ta mbajë në garë për titullin.
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin