Manchester City raportohet të jetë i interesuar këtë verë në transferimin e mbrojtësit Leonardo Bonucci nga Juventusi.
“Qytetarët” priten të sjellin një mbrojtës të ri qendror në klub para sezonit 2019/20 pas largimit të Vincent Kompanys, transmeton portali arbresh.info.
Harry Maguire (Leicester City) është përfolur për transferim te skuadra në Etihad, por Manchester United besohet se udhëheq tani garën për shërbimet e reprezentuesit të Anglisë.
Bazuar në një raport nga Corriere dello Sport, City është njëri nga klubet e interesuara në Bonucin, i cili mund të largohet nga kampioni i Italisë pas arritjes këtë verë të Matthijs de Ligt.
Bonucci u rikthye në Juventus verën e kaluar pas një sezoni të shpenzuar në AC Milan./arbresh.info/
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar