Manchester City ka fituar pas shumë vështirësi ndaj Brightonit me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 13-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas i është kthyer fitores në Ligën Premier pas humbjes nga Liverpooli, pasi tani ka mposhtur Brightonin në Etihad.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë erdhi në minutën e 22-të me Erling Haaland, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të portierit Ederson, ndërsa norvegjezi shënoi edhe golin e 2-0 në minutën e 43-të nga penalltia, shkruan telegrafi.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë me e barabartë, me mysafirët të cilët ngushtuan epërsinë duke u kthyer në lojë, por vendasit më pas gjeten golin e sigurisë.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 53-të me Leandro Trossard, i cili ngushtoi epërsinë në 2-1, por Kevin de Bruyne (75’) me një supergol nga distanca vulosi fitoren 3-1.
Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e dytë me 26 pikë apo një më pak se Arsenali i pari, ndërsa Brightoni zë vendin e tetë me 15 pikë.
Në ndeshjen e radhës, City luan në udhëtim te Leicester City, teksa Brightoni e pret Chelsean.
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...