“Citizens” do ta prisnin krahëhapur sulmuesin polak, nëse ai vendos të largohet nga Bayerni. Trajneri Pep Guardiola është admirues i veteranit të sulmit
Manchester City është duke e monitoruar me kujdes situatën e Robert Lewandowskit. Mediat britanike shkruajnë se sulmuesi polak është i hapur për t’u larguar nga Bayern Munichu.
“Citizens” po hasin në vështirësi për ta transferuar Harry Kanen nga Tottenhami, dhe po shikojnë alternativa. “Daily Mail” raporton se Lewandowski shihet si zëvendësuesi ideal i të larguarit Sergio Aguero.
32 vjeçari polak pëlqehet mjaft nga trajneri Pep Guardiola. Ai i ka edhe dy vjet kontratë me Bayernin dhe do të kushtonte më lirë sesa Kane. Lewandowski në vitet e fundit ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian. /Gazeta Express/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...