Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së fundit në Superligën e Kosovës në futboll, ku tashmë është bërë e ditur gjithçka.
Kampionia Drita, e ka mbyllur kampionatin me fitore duke mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat 4-1, para tifozëve të vet, shkruan Arbresh.info.
Ballkani ka luajtur baras 2-2 me Suharekën, e cila pas këtij barazimi ka rënë në Ligë të Parë, në sezonin e tyre të parë në Superligë.
Kurse pas barazimit 2-2 me Prishtinën, Malisheva ka siguruar kualifikimet e Conference Leagues, për të dytin vit me radhë.
Llapi i Tahir Batatinës ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Dukagjinit në luftë për të shpëtuar nga Superliga. Llapjanët triumfuan 3-1 ndaj skuadrës së Ismet Munishit.
Kështu mbetjen në elitë do ta kërkojnë përmes barazhit ku do të përballen me Vushtrrinë.
Në ndeshjen tjetër Ferizaj luajti baras me Gjilanin 2-2.


Drita do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, Prishtina që fitoi Kupën e Kosovës, do të luajnë në kualifikimet për Ligën e Evropës, teksa Ballkani dhe Malishva luajnë në kualifikimet në Ligën e Konferencës.
Nga liga kanë rënë Suhareka dhe Feronikeli ’74, derisa promovimin e kanë siguruar direkt Prishtina e Re dhe Drenica./Arbresh.info
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...