Është konfirmuar edhe futbollisti i tretë që është larguar nga skuadra nga Drenasi, KF Feronikeli. Pas Yll Hoxhës dhe Albert Dabiqajt, rrugët me “Industrialistët” i ka ndarë edhe Adem Maliqi.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Maliqi njoftoi për largimin. Ai falënderoi bashkëlojtarët, stafin dhe tifozerinë.
“Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Ferronikeli. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shumë të mira, trajnerët, kryesinë dhe tifozerinë e Feronikelit” – shkroi Maliqi.
Kujtojmë se Maliqi iu bashkua klubit nga Drenasi në shtator të vitit 2020, duke e kaluar vetëm një sezon me “Industrialistët”.Sot gjatë ditës Feronikelit i dhanë lamtumirën edhe dy futbollistë tjerë. Bëhet fjalë për Yll Hoxhën dhe Albert Dabiqajn./arbresh.info/
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike