Kosova u-19 ka arritur të marrë fitoren e marrë në Elite Round për Evropian, ndaj Austrisë me rezultat minimal 1-0.
Pas ndeshjes trajneri Adil Maliqi është shprehur i lumtur për fitoren, shkruan Arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur për fitoren unë stafi dhe të gjithë futbollistët. E kemi merituar këtë fitore sepse kemi luajtur me pasion dhe me zemër”, tha ai.
Tutje ai pret që në ndeshjen ndaj Spanjës performance e ekipit do të jetë më mirë se në këtë ndeshje.
“Nuk isha shumë i kënaqur me performancën por kjo vjen si pasojë e vetëm një stërvitjeje të zhvilluar. Pres që kundër Spanjës performanca do të jetë shumë më e mirë se ajo ndaj Austrisë. E rëndësishme është se ne i arkëtuam tre pikë. Mendoj se e merituam fitoren pavarësisht se Austria krijoi më shumë raste se sa ne. Ne dhamë gjithçka dhe e arritëm qëllimin”, u shpreh Adil Maliqi.
Kosova ndeshjen e radhës ndaj Spanjës e luan me 23 mars, kurse aktualisht është lidere me tre pikë.
Sllovenia dhe Spanja ndajnë pozitat 2 dhe 3 me nga një pikë, kurse Austria është e fundit pa pikë./Arbresh.info/
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...