Interi është i interesuar për të nënshkruar me anësorin e Barcelonës, Malcomin, gjatë verës për shkak se synojnë të përforcojnë linjën frontale para fillimit të sezonit tjetër.
Drejtori sportiv Piero Ausilio ishte në tribunat e Old Trafford gjatë ndeshjes së Manchester United kundër Barcelonës me shpresën për të në fushë 22-vjeçarin mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga CalcioNews24, Malcom është përfolur si një zëvendësues i mundshëm i Ivan Perisicit, i cili pritet të largohet gjatë verës. “Nerazzurrët” thuhet se janë duke vëzhguar edhe anësorin holandez Steven Bergwijn dhe sulmuesin e Udineses, Rodrigo De Paulin.
Braziliani ka qenë brenda dhe jashtë skuadrës së Barcelonës këtë sezon duke luajtur në përgjithësi vetëm 17 ndeshje, shumicën prej të cilave është inkuadruar nga bankina.
Ausilio është thënë gjithashtu se ka marrë pjesë në ndeshjen Tottenham – Manchester City mbrëmjen e së martës ku ishte duke shikuar mesfushorin gjerman Ilkay Gundogan./arbresh.info/
Bakteri i rrezikshëm po përhapet në det
Buxheti i BE-së 2028–2034 – Kosova përfiton nga fondet...
Shantazhuan një grua për 5 mijë euro, kërkohet paraburgim nd...
Goditi me thikë 18-vjeçarin, arrestohet i dyshuari në Tropoj...
Astrit Selmani refuzon të gjitha ofertat nga Evropa, karrier...
Paralajmërim për cunami pas tërmeteve të fuqishme pranë brig...