Skuadra më e dobët në La Liga, Malaga është mposhtur mbrëmjen e sotme (e shtunë) nga Barcelona.
Gjiganti katalunas ka siguruar fitore me rezultat 2 me 0 në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 28-të duke vazhduar kështu si e pamposhtur deri tani në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Anësori në sulm, Ousmane Dembele është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje. Talenti i transferuar gjatë verës nga Borussia Dortmundi është vlerësuar me notën 8.3 për paraqitjen impresive në La Rosaleda.
Te skuadra e Ernesto Valverdes me notë të lartë është vlerësuar edhe Luis Suarez (8.1) që shënoi golin e epërsisë dhe Philippe Coutinho (8.2) që dyfishoi epërsinë me një gol të bukur me thembër.
Lojtari me notën më të dobët është mesfushori i Malagas, Samu Garcia (5.0), i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së tmerrshme ndaj Jordi Albas./arbresh.info/

Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...