Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, e ka pranuar se lojtarët janë më të lumtur nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaerit.
Belgu është ndalur te Paul Pogba pasi të gjithë e dimë se raportet e francezit me ish-trajnerin Jose Mourinho nuk ishin aspak të mirë.
“Gjatë stërvitjeve të gjithë shikojmë një Pogba më të lumtur. Në përgjithësi të gjithë janë më pozitiv, qeshin më shumë”, transmeton Telegrafi.
“Tani të vazhdojmë kështu të kënaqemi. Të gjithë janë kthyer në nivelin e tyre, nga unë te Pogba dhe pastaj edhe Rashford e Martial”.
“T ë gjithë kanë nxjerrë frymën e tyre konkurruese për t’i treguar diçka trajnerit”, ka thënë Lukaku për Canal Football.
Djajtë e Kuq nën Solskjaerin nuk kanë humbur asnjë ndeshje, nëntë fitore dhe një barazimit.
Aktualisht Man Utd renditet në vendin e pestë me 48 pikë.
Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë m...
Bota e dënon sulmin vdekjeprurës në plazhin australian
Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’
Ballkani mposht Prishtinën dhe forcon kreun, derbi në Gjilan...
Abdixhiku publikon fotografi nga tubimi në Zvicër: Të fala n...
Selvija niset sërish drejt Italisë, bën dedikimin prekës për...