Lukaku bëri rikthimin e madh te Chelsea këtë verë nga skuadra e Inter.Belgu u transferua në Londër për një shumë prej 98 milionë funtesh.
Megjithatë, karriera e tij te Chelsea nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sulmuesi belg u përballë menjëherë me një lëndim që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë, kurse tani nuk ka kohën e mjaftueshme nga Tuchel.
Ai u shpreh se nuk është i lumtur te Chelsea pasi tekniku gjerman ka ndërruar sistemin e lojës.
“Nuk jam i lumtur me situatën te Chelsea. Tuchel ka zgjedhur të ndërrojë sistemin e lojës, por unë nuk do dorëzohem. Do të tregohem profesionist”, tha Lukaku.
Ambasada amerikane për Kombëtaren e Kosovës: Luajtën me zemë...
FFK publikon pamje nga ceremonia e dekorimit të lojtarëve ng...
Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” SHBA-ja do të largohet...
Osmani dekoron Dardanët: Ata i dhanë gjithë kombit tonë shpr...
QKUK-ja fillon endoskopinë gastrointestinale për fëmijë
Fisnik Asllani reagon pas humbjes: Dhimbja është e madhe, is...