Luka Jovic, i cili aktualisht është në formë huazimi te Eintrach Frankfurt nga Benfica, duket se i është ofruar Real Madridit.
Futbollisti serb ka impresionuar në Bundesliga këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh top klubesh evropiane, transmeton portali arbresh.info. Manchester City, Arsenali, Barcelona dhe Bayern Munichu është duke u përfolur të gjithë se kanë kërkuar të njoftohen për tarifën e nevojshme për të paguar shërbimet e tij.
Derisa raportet në Gjermani pretendojnë se Bayerni ka zgjedhur Timo Wernerin e RB Leipzigut në vend të tij, duket se beteja mes gjigantëve spanjoll dhe dy klubeve angleze ka zhvillime.
Sidoqoftë, bazuar në një raport nga Marca, ka pasur zhvillime të reja në këtë çështje dhe Realit i është ofruar shansi për të nënshkruar me sulmuesin.
Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve tashmë ka siguruar shërbimet e talentit Rodrygo Goes, i cili do të arrijë gjatë verës, por duke marrë parasysh që ai nuk është një sulmues tipik, Jovic është duke u konsideruar si një opsion për të përforcuar linjën fronalte./arbresh.info/
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...