Një lajm jo i mirë për skuadrën e Paris Saint Germain ka ardhur pas ndeshjes që e fitoi ndaj Marseille (3-2), për lëndimin e mbrojtësit David Luiz.
Mbrojtësi brazilian në minutën e 35 e ka lëshuar fushën për shkak të lëndimit dhe ka gjasa të mungojë në ndeshjen ndaj Barcelonës e cila është paraparë të zhvillohet më 15 mars.
Siç dihet mbrojtësi i kombëtares së Brazilit, David Luiz gjatë verës nga Chelsea u transferua në PSG. Ai ka qenë ndër më meritorët pe suksesin e PSG-së në Champions.