Sulmuesi Luis Suarez ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund karrierës me kombëtaren e Uruguait.
Ndeshja kualifikuese e uruguaianit për Kupën e Botës në shtëpi kundër Paraguait (7 shtator) do të jetë paraqitja e tij e fundit për kombëtaren.
“Do të jetë ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Është e vështirë për mua ta them por më jep qetësi që deri në ndeshjen e fundit kam dhënë gjithçka”, ka thënë Suarez në njoftimin e tij.
Më herët, 37-vjeçari shpesh tregonte se luan me dhimbje të mëdha fizike, të cilat ndonjëherë bëhen të padurueshme.
‘El Pistolero’ gjithashtu mund të tërhiqet nga futbolli në tërësi këtë ose vitin e ardhshëm.
Suarez do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar me 142 paraqitje mbresëlënëse në të cilat regjistroi mbi 100 kontribute në gola.
Ai fitoi një Copa America dhe përfundoi i treti në Kupën e Botës 2010 me Uruguain. /Telegrafi/
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...
Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer...
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...