Luis Suarez mund të dënohet nga Federata e futbollit spanjoll, pasi ka goditur me shqelm në stomak kundërshtarin e tij.
Incidenti ka ndodhur gjatë fitores së Barcelonës 2 me 1 ndaj Alaves, takim në të cilin debutoi mesfushori brazilian, Philipe Coutinho.
Barcelona ishte në disavantazh pas golit të John Guidetti, por në fund ia arritën ta rikthejnë rezultatin në favor të tyre.

Suarez shënoi golin e barazimit në minutën e 72-të, para se Lionel Messi të shënonte golin e fitores nga gjuajtja e lirë në minutën 84.
Përderisa Suarez dëshiron të fokusohet në rolin e tij që ta ndihmoj Barcelonën për ta fituar takimin, më shumë ndodhi e kundërta në minutën 86.
Sulmuesi uruguaian gjatë një dueli me mbrojtësin e Alavesit, Ruben Duarte, gjatë një korneri të Barçës, Duarte u rrëzua, pasi që Suarez duket se ka goditur me shqelm në stomak.
Duarte edhe pse qëndroi i shtrirë për disa minuta, incidenti nuk u pa nga gjyqtarët e takimit.
Është e mundur që Suarez, të dënohet për këtë akt të tij jo sportiv, dhe duke shtuar faktin se ai njihet për këso raste. /arbresh.info/




Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror
KE mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës ...
100-euroshi i Qeverisë – Kur do të dalin paratë në llogaritë...