Ish trajneri i Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrique ka konfirmuar përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter se vajza tij Xana ka ndërruar jetë në moshën nëntë vjeçare.
Enrique u largua nga pozita e trajnerit të Spanjës në muajin qershor për arsye të pa specifikuara personale, transmeton portali arbresh.info.
Por, 49-vjeçari ka njoftuar tani në formë trishtuese lajmin e hidhur se vajza e tij e re ka ndërruar jetë për shkak të tumorit.
https://www.facebook.com/arbresh.sport/photos/a.269055363615772/672141883307116/?type=3&permPage=1
Enrique është një fitues i Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij si trajner i Barcelonës dhe është konsideruar gjatë si njëri nga strategët më të mirë në Evropë.
Gjatë periudhës së tij si lojtar, Enrique ka qenë në top nivel duke reprezentuar Real Madridin dhe Barcelonën ndërkohë që ka bërë dhe 62 paraqitje te skuadra kombëtare e Spanjës./arbresh.info/
https://twitter.com/LUISENRIQUE21/status/1167160550842937345
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...