Luis Enrique është duke kërkuar një buxhet madhështor këtë verë për të marrë detyrën te Arsenali.
Siç raporton ‘The Sun’, ish trajneri i Barcelonës kërkon 200 milionë funta në mënyrë për të transformuar skuadrën e Arsenalit për sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Enrique është favorit për të marrë detyrën në Emirates si pasardhës i Arsene Wenger, i cili ka njoftuar se do të largohet nga klubi pas 22 viteve në detyrë. Ish trajneri i Barcelonës në plan ndryshime madhështore të skuadrës në rast se arrin një marrëveshje me Arsenalin dhe merr drejtimin e timonit.
Vetëm linja frontale do të mbetet e paprekur pas nënshkrimit me Pierre Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette që kanë të sigurt pozitat e tyre.
Portieri, mbrojtja dhe mesfusha do të pësojnë ndryshime të mëdha ndërkohë që mesfushori i AS Romas, Radja Nainggolan, tashmë është identifikuar si një shënjestër e klubit./arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga, sipas Marca