Mesfushori i Lazio-s, Luis Alberto ka konfirmuar se do e rinovojë kontratën deri në vitin 2025.
Alberto ka rol të rëndësishëm në formacionin e Lazio-s gjatë këtij sezoni dhe ka arritur të bëjë 13 asistime në 25 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.
Ka pasur raportime se 27-vjeçari do rikthehet te Sevilla, por Alberto i ka hedhur poshtë duke thënë se do e rinovojë kontratën edhe për pesë vite.

“Jemi në negociata dhe besoj që do rinovojë deri në vitin 2025. Ky ishte viti më i mirë i karrierës time, e dua këtë skuadër”.
“Nëse kaosi i koronavirusit nuk do ndodhte, tani kontrata do ishte nënshkruar. Do të qëndrojë deri në vitin 2025”, tha Alberto.
Lazio është duke garuar me Juventus për titullin e Seria A./arbresh.info.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?