Mesfushori i Lazio Luis Alberto ka komentuar blerjen e një avioni privatë nga Lazio. “Shumë mirë, ata shpenzojnë shumë para, por ata nuk na paguajnë neve”.
Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio e ka kopjuar një story të tij në Instagram ku mesfushori spanjoll komenton për shpenzimet e padronit të klubit, Claudio Lotito.
Blerja e re e Lazios ka shkaktuar polemika në klub, pasi që të kaltërit investuan për blerjen e një avioni të ri.
“E pashë avionin, por ne duhet të paguajmë për të. Ata blejnë gjëra, por nuk na paguajnë ne”, ka nxjerr një citat të tij raporti në fjalë.
28 vjeçari kështu i referohet pagave që nuk u dhanë sezonin e kaluar, ku disa klube shkurtuan pagat gjatë vetizolimit në Itali.
“Duket bukur, por ne duhet të merremi me njerëzit që janë brenda? Paraqitja e tyre!”, ka shtuar ai në Instagram. /GazetaExpress/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin