Mesfushori brazilian Lucas Lima ka qenë duke u kërkuar nga Milani dhe Interi, por sot (e enjte) është konfirmuar se i është bashkuar Palmeiras falas.
27-vjeçari mbeti pa kontratë te Santos dhe që disa muaj është parë si një transferim i mundshëm në janar te skuadra në San Siro, transmeton portali arbresh.info.
Lucas Lima shfrytëzoi llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për të njoftuar se koha e tij te Santos ka mbaruar dhe se do të nënshkruante me Palmeirasin.
Ai shpenzoi të gjithë karrierën e tij në Brazil te klubet si Internacional, Sport Recife dhe Santos./arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...